Një tragjedi e rëndë rrugore ka ndodhur në Florida të SHBA-ve.
Makina përplaset në një bar në Tampa, duke shkaktuar të paktën 4 të vdekur dhe 13 të plagosur.
Ka qenë një ndjekje policore ajo që përfundoi në bilancin e përgjakshëm, kur shoferi u përplas në pjesën e jashtme të një bari, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur 13 të tjerë.
Oficerët nuk mundën ta ndalonin shoferin që ecte me shpejtësi përpara se ai të humbiste kontrollin e makinës.
Tre persona vdiqën në vendngjarje dhe një tjetër vdiq në spital, tha policia. Dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike, ndërsa të tjerët janë në gjendje më të rëndë.
Shoferi 22-vjeçar është në paraburgim dhe një hetim është duke u zhvilluar. Incidenti ndodhi pak para orës 01:00 të së shtunës.
Makina u përfshi në një aksident me shpejtësi të lartë në një autostradë. Patrulla e Autostradave të Floridës filloi ta ndiqte atë ndërsa ajo vazhdonte të ecte me shpejtësi nëpër rrugët e qytetit, raporton BBC.
Policia thotë se aktualisht nuk ka prova që të sugjerojnë se i dyshuari ka synuar ndonjë individ ose biznes specifik.


