Kur duhen edhe dy orë nga përfundimi i orarit zyrtar për votimin në zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki në vend, mbetet ende e ulët përqindja e pjesëmarrjes së votuesve.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes së votuesve deri në orën 16:00 (qendrat mbyllen në orën 18:00).
Përqindja totale e pjesëmarrjes është 16,93%, e mbi 330 mijë zgjedhësve në të pesta bashkitë.
Bie në sy se përqindjen më të lartë të pjesëmarrjes deri tani e ka Bashkia Mat me 37,5%, e ndjekur nga Tepelena me 31,05%, Cërriku me 23,8%, Berati me 17,2% dhe në fund Vlora me 11,36% që vijon trendin e zakonshëm të saj me pjesëmarrjet e ulëta në votime.
Duhet theksuar se këto shifra i përkasin një raportimi jo për të gjitha qendrat e votimit, pasi ka shumë qendra që ende nuk kanë dërguar informacion në KQZ.
Pothuajse në të pesta bashkitë kanë raportuar mesatarisht vetëm gjysma e qendrave të votimit, ndaj pritet që përqindja të rritet në orët në vijim.
Tabela e KQZ deri në orën 16:00:
-Bashkia Vlorë
11,36%
-Bashkia Berat
17,22%
-Bashkia Cërrik
23,83%
-Bashkia Mat
37,5%
-Bashkia Tepelenë
31,05%
Perditesimi i te dhenave ne kohe reale
Kandidatët
1- Bashkia Vlorë
Brunlida Mersini PS
Dionis Sota i pavarur, mbështetet nga PD
Gjergji Nika i pavarur
2- Bashkia Berat
Ervin Ceca PS
Pavlo Shkarpa i pavarur, mbështetet nga PD
3-Bashkia Tepelenë
Gabriel Guma i pavarur, mbështetet nga PD
Gramoz Sako PS
4- Bashkia Mat
Altin Bojni PS
Eduard Brahilika i pavarur, mbështetet nga PD
Suzana Pasha e pavarur
5- Bashkia Cërrik
Florenc Doka PS
Eligert Hima Shqipëria Bëhet
Amarildo Hoxha i pavarur, mbështetet nga PD


