Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përditëson në kohë reale pjesëmarrjen në votimet e pjesshme në 5 bashki të vendit.
Në total, pjesemarrja në të 5 bashkitë është 13.64 %.
Konkretisht në bashkinë e Vlorës deri në orën 14:00 pjesëmarrja në votim është 9.69 %, në bashkinë e Beratit pjesëmarrja është 15.13 %, në bashkinë e Cërrikut 20.15 %, në Mat 32.18 % dhe në bashkinë e Tepelenës pjesëmarrja është 28.01 %.
Perditesimi i te dhenave ne kohe reale
Kandidatët
1- Bashkia Vlorë
Brunlida Mersini PS
Dionis Sota i pavarur, mbështetet nga PD
Gjergji Nika i pavarur
2- Bashkia Berat
Ervin Ceca PS
Pavlo Shkarpa i pavarur, mbështetet nga PD
3-Bashkia Tepelenë
Gabriel Guma i pavarur, mbështetet nga PD
Gramoz Sako PS
4- Bashkia Mat
Altin Bojni PS
Eduard Brahilika i pavarur, mbështetet nga PD
Suzana Pasha e pavarur
5- Bashkia Cërrik
Florenc Doka PS
Eligert Hima Shqipëria Bëhet
Amarildo Hoxha i pavarur, mbështetet nga PD


