Kirurgu i njohur, Kristo Papa, njëherësh Profesor i Asociuar i Kirurgjisë Kardiotorakale është tashme pjesë e stafit akademik të Universiteti Luarasi.
“Universiteti Luarasi ka kënaqësinë të mirëpresë në radhët e tij Dr. Kristo Papën, një prej kirurgëve kardiakë më të vlerësuar ndërkombëtarisht, me përvojë të gjerë profesionale në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicër, Maltë, Itali dhe Greqi.
Dr. Papa është i specializuar në kirurgjinë kardiake minimale invazive, riparimin dhe zëvendësimin kompleks të valvulave të zemrës, si dhe në bypass-in koronar (CABG).
Ai ka kryer studimet master në Harvard Medical School dhe programe lidershipi në Oxford University, duke reflektuar një bazë të fortë akademike dhe përkushtim ndaj ekselencës.
Me mbi 15 vite përvojë kirurgjikale, Prof. Papa sjell një kombinim unik të teknikave të avancuara dhe një qasjeje të përqendruar te pacienti, duke ofruar rezultate optimale dhe të qëndrueshme.
Ekspertiza e tij përfshin gjithashtu:
*Interventet transkateterike të valvulave (TAVI)
*Procedurat kardiake me asistencë robotike
*Kujdesin perioperativ të pacientëve kardiakë
Përveç praktikës klinike, Prof. Papa është aktiv në kërkimin shkencor dhe edukimin universitar, duke kontribuar në zhvillimin e kirurgjisë kardiotorakale bashkëkohore”- thuhet në njoftimin zyetar të Universitetit Luarasi!


