Panorama Online ka siguruar pjesë nga dosjen hetimore për aferën e tunelit të Llogarasë, e cila po shqyrtohet SPAK ku ministarja e Infrastrukturës, Belinda Ballukun, është marrë e pandehur.
Në bisedat mes Belinda Ballukut dhe vartësit të saj, Evis Berberi, para se ai të bëhet drejtor i ARRSH, lidhur me tunelin e Llogarasë, ministrja i drejtohet duke i thënë që “po të jap diçka nga e cila varet e ardhmja ime, mos më zhgënje”.
Bisedat mes tyre janë zhvilluar para se Evis Berberi të merrte postin e kreut të ARRSH-së, ndërsa Balluku e uron për emërimin, duke i shkruar “Ta gëzosh, sapo e more emërimin”, ndërsa vë në dukje se raportet e tyre kanë pasur ulje e ngritje.
Më pas në bisedat e zhvilluara në datën 28 maj 2021, Balluku i dërgon Evis Berberit ku i shkruan: “I dashur Visi, marredhenia jone ka kaluar ups and doëns shume here, por e rendesishme eshte qe une ty te konsideroj nje nga personat me te afert. Ndryshe nga heret e tjera, kete here po te jap dicka nga e cila varet e ardhmja ime, e jotja dhe e shume te tjereve qe ndodhen perqark nesh. Ne rast se do te deshtoje ne kete detyre te re, te siguroj qe do ishte nje goditje e madhe per mua dhe deshtimi ka te bej me punet, deadlines dhe deri tek marredheniet me njerezit dhe fjalet qe do qarkullojne. Dua ta marresh shume seriozisht, dua te reflektosh mbi te dhe e hena te jete nje stage I ri I jetes tende profesionale. Hermetizem, asnje takim, asnje premtim, te jesh prezent ne cdo kantier, te mos marresh vendime pa konsultim. Mos me zhgenje! Ta gezosh, sapo e more emerimin.
“Faleminderit. Me ke vleresuar gjithmone me shume se sa kam pasur mundesi ta kthej. Nuk do te zhgenjej perkrundrazi”, i përgjigjet ai.
Më datën 31 maj 2021, Evis Berberi u emërua në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar.


