Ka ndërruar jetë 35-vjeçari Dalan Alliaj i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gjorm të Bashkisë së Selenicës, në Vlorë.
Burime bëjnë me dije se 35-vjeçari ka qenë tek djali i xhaxhait të tij në fshatin Gjorm. Nuk dihet ende kush e ka qëlluar.
Sipas banorëve viktima është nga fshati Levan i Fierit.


