Gjykata e Posaçme e Apelit (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Aleksandër Lahon, i njohur me nofkën “Rrumi”.
E njëjta masë u konfirmua edhe për vëllain e tij, Vullnet Muça, si dhe për shtetasin Vlash Brahja, të tre të dyshuar për tjetërsim të pronave në zonën e Gjirit të Lalzit.
Në seancën e së enjtes, përpara Apelit të GJKKO doli gjithashtu Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume. Edhe për të, gjykata la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.
Sipas hetimeve, Enea Kume dyshohet se ka pasur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Edmir Bregut, ngjarje e ndodhur në vitin 2021 në Durrës, në bashkëpunim me Aldo Avdylin dhe persona të tjerë.


