Panorama.al ka siguruar pamjet nga shpërthimi me tritol ku mbeti i plagosur punonjësi i Tatimeve, Enea Busukja.
Nga pamjet shihet dera e garazhit pranë mjetit ku ndodhi shpërthimi e shkatërruar, si edhe një motor i dëmtuar në tokë.
Shpërthimi i lëndës plasëse ndodhur kur Enea Buzukja ndezi automjetin e tij. Blutë informojnë se ai ndodhet në spital jashtë rrezikur për jetën.
“Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme (28 Tetor) në lagjen “Ndoc Mazi”, ndërsa mjeti raportohet se ka qenë i parkuar.
Sipas bluve, shpërthimi ka ndodhur në momentin që 38-vjeçari i dëmtuar ka ndezur makinën e tij.


