Në ditën e 12-të të grevës së urisë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e dy prej grevistëve të naftëtarëve të Patos-Marinzës, të cilët po refuzohen me indiferentizëm nga kompania e naftës Bankers ndaj të cilës kanë adresuar disa kërkesa njerëzore, si dhe nga autoritetet shtetërore.
Dorjan Dylmishi dhe Dritan Rrapushi kanë pësuar përkeqësim të parametrave shëndetësore dhe është dashur ndërhyrja e bluzave të bardha.
Një ekip shëndetësor ka mbërritur me ambulancë në zyrat e Seindikatës ku kanë kryer kontrollet përkatëse, ndërsa një prej tyre, Dorjan Dylmishi është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, për ndihmë më të specializuar.
Edhe pse shëndeti i grevistëve cenohet , ata shprehen të palëkundur në kauzën e tyre, duke deklaruar se nuk do e braktisin deri në plotësimin e kërkesave, mes tyre kushtet e punës dhe pagesa.


