Detaje të reja zbardhen lidhur me vrasjen e 29-vjeçares shqiptare në Kanda, e cila u qëllua për vdekje me armë zjarri nga ish-partneri i saj.
Savannah Kulla vra tre ditë më parë nga ish-partneri i saj, Anthony Descheppe.
“Ata ishin ndarë prej disa muajsh dhe kishin një vajzë njëvjeçare, e cila ndodhej në vendngjarje në momentin e incidentit”, tha kryetari i bashkisë së Bramptonit, Patrick Brown, gjatë një konference për shtyp të enjten pasdite.
Dokumentet gjyqësore të siguruara nga CTV NeWs Toronto konfirmojnë se dy vite më parë Deschepper “kishte qëlluar me armë zjarri ndaj Savannah Rose Kulla Davies.”
Mediat kanadeze raportojnë se ai kishte gjithashtu ndalime të mëparshme për armë zjarri që datonin nga vitet 2006 dhe 2019, sipas dokumenteve.
Gjithashtu Deschepper kishte shmangur policinë për një muaj pasi dyshohej se kishte qëlluar me armë në shtëpinë e Kullës, përpara se të arrestohej nga policia e Waterloos.
Megjithatë, ai u lirua me kusht pak kohë më vonë dhe gjyqi për ato akuza ishte planifikuar të zhvillohej vetëm vitin e ardhshëm.
Nëna e 29-vjeçares tha për mediat lokale se autori ishte “i fiksuar” pas vajzës së saj, duke pretenduar se ai e kishte ndjekur dhe ngacmuar vazhdimisht.
“Ajo ishte e dashuruar me të. Ishte dashuri me shikim të parë, mesa duket. Ai ishte i mrekullueshëm në fillim dhe gjatë shtatzënisë, por më pas, u bë gjithnjë e më keq”, tha ajo, duke shtuar se ai e kishte ndjekur dhe ngacmuar vajzën e saj më të vogël.


