Një ngjarje tragjike është regjistruar sot (19 tetor) në Maliq, ku një zjarr ka përfshirë një banesë dhe për pasojë ka humbur jetën një grua, ndërsa dy fëmijët e saj janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, nëna nuk ka mundur t’i shpëtojë flakëve, ndërsa dy fëmijët kanë marrë djegie në pjesë të ndryshme të trupit. Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor. Po punohet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e shpërthimit të flakëve.