Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka shprehur kritika ndaj drafit të Kodit të ri Penal, teksa theksoi se asnjë prokuror nuk është në gjendje të bëjë një analizë të saj për shkak të kohës së kufizuar.
Teksa raportonte tek “Ligjet”, Çela shprehur rezerva duke renditur problematikat.
“Kemi kaluar nga një kod me 400 e ca nene, në një draft me 900 e ca nene, bëj një pyetje: Ne këto 500 nenet që kemi, paskemi udhëtuar në një paligjshmëri të madhe ku shumë veprime që kanë qenë të padënuara do i dënojmë këtej e tutje”, u shpreh ai.
Kryeprokurori Çela theksoi gjithashtu se teknika e dispozitave nuk është në lartësinë e duhur.
“Sot e kam të pamundur të bëj një vështrim kritik mbi draftin me funksion përmirësim, sepse duhet të ngre një grup pune që duhet të bëjë një draft të ri, mbi draftin aktual, s’kemi as kapacitete dhe as kohë”, përfundoi ai.
Olsian Çela: Sot nuk ka asnjë prokuror në gjendje që të bëjë një analizë 900 e ca dispozitave që ka Kodi i ri, nuk ka kohë. Nëse ka 400, 500, 600 dosje ku e gjeti ky prokuror kohën të japë një mendim të profesional në ato pak orë me një grup njerëzish sa i përket Kodit.
Procesi është formal, jo thelbësor. Kjo gjë do sjellë mungesën e një kritike serioze mbi Draftin. Kemi kaluar nga një kod me 400 e ca nene, në një draft me 900 e ca nene, bëj një pyetje: Ne këto 500 nenet që kemi, paskemi udhëtuar në një paligjshmëri të madhe ku shumë veprime që kanë qenë të padënuara do i dënojmë këtej e tutje. Ka një problem në konceptim. Së treti, teknika e dispozitave nuk është në lartësinë e duhur.
Do bëjmë një Kod të ri? Ky është qëndrimi si Prokurori i Përgjithshëm. Sot e kam të pamundur të bëj një vështrim kritik mbi draftin me funksion përmirësim, sepse duhet të ngre një grup pune që duhet të bëjë një draft të ri, mbi draftin aktual, s’kemi as kapacitete dhe as kohë.