Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë marrë vendim që të ndalojnë qarkullimin në rrugë të monopatinave elektrike për shkak të shtimit të aksidenteve.
Kanë qenë pikërisht Koçiu dhe Proda të cilët njoftuan këtë masë ndalimi duke filluar prej ditës së nesërme, 13 tetor.
Ministrja Koçiu theksoi se arsyeja e ndalimit është për shkak se cenojnë sigurinë publike dhe se do të jetë ndalim i përkohshëm, deri në hartimin e një plani të qartë.
“Kemi marrë një sërë ankesat nga qytetarët rreth rrezikut që monopatinat përfaqësojnë, sidomos për të miturit dhe të moshuarit që lëvizin në rrugë, por dhe vetë përdoruesit. I kam kërkuar Policisë së Shtetit, të pezullohet përkohësisht lëvizja e monopatinave elektrike.
Të gjitha ata që e shohin monopatinën elektrike si një mënyrë biznesi për dhënien me qira, ta kenë të qartë të mos investojnë. Lejimi, pas përfundimit të këtej procesi, do të jetë i vlefshëm për përdorim vetjak. Do hartojmë rregulla të qarta për të gjithë, do qartësojmë korsitë, rrugët apo hapësirat ku monopatinat elektrike mund të përdoren, kriteret e moshës së përdorimit, po ashtu masat mbrojtëse, ndriçimi dhe shpejtësia e lejuar”, tha ministrja e Brendshme Albana Koçiu.
Kreu i Policisë Ilir Proda, bëri të ditur nga e hëna policia do të përfshihet në një operacion për ndalimit të qarkullimi të këtyre mjeteve dhe kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve.
“Që nga dita e hënë, policia do të përfshihet në një operacion për ndalimit të qarkullimi të këtyre mjeteve dhe kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë proces”, tha kryepolici Porda.