Ish-kreu i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj, ka komentuar ngjarjen tronditëse të pak ditëve më parë në ambientet e gjykatës, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në News 24, Malaj u shpreh i shqetësuar për situatën dhe theksoi se gjyqtarët janë të shenjtë kur ushtrojnë detyrën e tyre.
Sipas tij, cenimi i gjyqtarit është i pafalshëm dhe ta cenosh është kategorikisht e ndaluar.
Ndër të tjera, ai theksoi se problemi më i madh është ndërtimi profesional që ka sistemi i drejtësisë sot, pasi sipas tij, Reforma në Drejtësi i solli telashe publikut.
Ish-kreut të Apelit, Alaudin Malaj: Mendimi im është që gjyqtarët janë të shenjtë kur ushtrojnë detyrën e tyre, i mirë apo i keq, se zgjidh konflikte mes palëve, apo mbron shteti.
Cenimi i gjyqtarit është i pafalshëm, ta cenosh është kategorikisht e ndaluar. Problemi më i madh është ndërtimi profesional që ka sistemi i drejtësisë sot. Kjo besoj se është ajo që mendoj se me Reformën në Drejtësi i solli telashe publikut.
Problemi më i madh me gjyqtarët është pjesa e vendimmarrjeve, aty fillon e cedon gjithë institucioni. Nëse ata janë në rregull dhe vendimet janë të ligjshme, nuk ka pse ta kërcënojë njeri.
Kërcënime dhe në kohën tonë ka pasur, pro kanë qenë shumë më të rralla, pasi palët nuk kanë pasur kontakt me ne që të kenë mundësi të të kërkojnë llogari. Sa i përket çështjeve personale, unë po pres që prokuroria të bëj diçka dhe të hetojë diçka. Ka pasur një sërë episodesh, edhe unë kam qenë gjyqtar kur më kanë kërcënuar.