Pronari i kampingut AMMOS në Finikounda, i cili u vra së bashku me mikun shqiptar, ia kishte lënë pjesën më të madhe të pasurisë, sipas testamentit të shkruar tre ditë para se të ekzekutohej, nipit të tij, i cili ishte gjithashtu dëshmitar i vrasjes së dyfishtë.
Ai e fillon testamentin e tij me frazën: “Unë shkruaj testamentin tim në rast vdekjeje të papritur”, e cila dëshmon për frikën për jetën.
“Nipit tim të dashur….., djalit të vëllait tim të ndjerë…., sepse e dua si fëmijën tim pasi e kam pasur nën udhëheqjen time shpirtërore që kur ishte fëmijë dhe ai nuk i ka keqkuptuar kurrë urdhrat e mia dhe gjithmonë përpiqet të më bëjë të lumtur me shumë respekt dhe dashuri, ia lë pjesën më të madhe të pasurisë sime”, shkroi 68-vjeçari.
Pastaj, kujdestarit të kampingut, mikut të tij shqiptar, i cili u ekzekutua së bashku me të të dielën në mbrëmje, i la gjysmën e arës, të cilën e zotëronte bashkë me nipin, si dhe shuma të konsiderueshme në banka në Pylos.
Së fundmi, ai e përfundoi testamentin e tij me dëshirën që e motra dhe djali i saj të merrnin shumat nga 100.000 eurosh.
Ndërsa miku i tij shqiptar do të merrte shumën prej 200.000 eurosh në rast se djali i vëllait të tij, njëkohësisht dëshmitar i vrasjes, vendoste ta shiste pronën.
Fotot e testamentit:
Sipas informacioneve, autoritetet policore kanë në duar tashmë një testament të mëparshëm të 68-vjeçarit, i cili dyshohet se është shkruar rreth një vit më parë.
Autoritetet besojnë se krahasimi i dy dokumenteve mund të japë përgjigje për vrasjen e dyfishtë.