Një incident ka ndodhur sot ambientet e Gjykatës së Vlorës, ku një përplasje e ashpër verbale mes një avokati dhe një punonjësi sigurie ka shkaktuar ndërhyrjen e policisë.
Gazetari Endrik Mehmeti raporton ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, kur avokati Redi Llanaj ka shpërthyer në një debat të tensionuar me një punonjës sigurie brenda godinës së gjykatës. Tensionet mes të dyve kanë kaluar shpejt në një përballje verbale me tone të larta, duke sjellë ndërhyrjen e policisë.
Për shkak të përshkallëzimit të situatës, oficerët e policisë kanë shoqëruar të dy palët për të dhënë shpjegime në komisariat.
Në një prononcim për gazetarin Enrik Mehmeti, avokati Llanaj ka hedhur poshtë akuzat për dhunë, duke theksuar se nuk ka goditur punonjësin e sigurisë dhe se aktualisht po jep shpjegime në ambientet e policisë.