Në një status të fortë në rrjete sociale, Marie Poradeci, vajza e poetit të shquar Lasgush Poradeci, ka ngritur alarmin për një betejë të gjatë dhe të pambarimtë me shtetin shqiptar dhe drejtësinë për një pronë familjare në qytetin e Pogradecit.
Bëhet fjalë për një truall modest, pranë lokalit “1 Maji”, vetëm 3 metra larg tij, një copë tokë e kthyer në lulishte dhe pistë vallëzimi që sipas saj, i përket familjes që nga periudha e Mbretërisë së Zogut, me dokumentacion të rregullt.
Me tone të ashpra ndaj institucioneve shtetërore dhe gjyqësorit, Marie Poradeci shpreh zhgënjimin e thellë dhe lodhjen shpirtërore, duke e konsideruar këtë histori si një shembull të zhveshur të kapjes së shtetit dhe drejtësisë nga interesat ekonomike.
Statusi i Marie Poradeci:
Per nje cope toke te lulishte “1 Maji” ne Pogradec, qe eshte 3 metra larg lokalit (eshte kopesht per lokalin), me dokumenta te kohes se Zogut, me Fitim gjyqi ne 3 shkalle per te drejten e parablerjes se pistes se vallzimit qe eshte ne kete toke, me Fitim gjyqi ne 3 shkalle per kontrate te pavlefshme…. kam 32 vjet gjyqeve, zyrave dhe nuk e gjej te drejten sepse paraja i ka bere bllok. Une gjyqeve AI “pronari” i lokalit vazhdon bisnesin dhe me paret qe fiton mbi pronen time paguan cdo shtetar. Kurveria e shtetit vazhdon…. Tridhjetedyvjet —- nje jete. Si duhet te sillem une????????!!!!!!!!!!