Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja e konsideroi vrasjen e gjyqtarit, Astrit Kalaja si një akt barbar dhe kambanë alarmi për sigurinë e punonjësve të drejtësisë.
Në një prononcim për mediat pas homazheve të zhvilluara në nder të gjyqtarit, Manja deklaroi se “kjo të shpërbejë kjo ditë si një homazh për të gjithë punonjësit e drejtësisë që në të gjithë këto vite kanë përjetuar sakrifica”.
“Jam sot këtu për ti dhënë nderimet e fundit një mikut tim të vjetër, me të cilin na ka bashkuar puna në sistemin e drejtësisë në ditë të vështira, 2002-2007, ku i ndjeri miku im Astrit Kalaja ishte gjyqtar në Shkodër, ndërsa unë drejtoja Prokurorinë e Shkodrës.
Drejtësia ka humbur një gjyqtar me integritet, një njeri model, një familjar të devotshëm, ne kemi humbur një shok të mirë. Ngjarja është tronditëse. Unë kam deklaruar se është një akt barbar, dhe kambana alarmi për sigurimin e punonjësve të drejtësisë”, tha Manja.
I pyetur për një mesazh për politikën, ai tha: Sot do të duhet të gjithë do të duhet të reflektojmë