Kryetari i Partisë Demokratike, teksa ka dënuar aktin e rëndë të vrasjes së gjykatësit, Astrit Kalaja ka fajësuar kryeministrin Rama, duke thënë se “po përdor jetën e një gjykatësi për të kaluar kodin e ri penal”.
Sipas Sali Berishës, “sistemi i drejtësisë ka falimentuar”, ndërsa theksoi se ky është rasti më flagrant i vetëgjyqësisë.
Berisha: Se nuk ka asnjë përgjegjësie dhe nuk mban askush përgjegjësi. Ramaduro thotë fajin e ka kodi penal. Ai kod që lejon dënimet nga më të mëdhatë. Ministrat, apo pseudoministrat e tij në kor thonë fajin e ka arma pa lejë. Po njerëz më të shpifur se këta nuk mund të ketë, këta turpërojnë qytet, fshat, krahinë, fis e cdo gjë.
Kjo është një përpjekje e Edi Ramës për të kaluar kodin “Rakipi”, kodin e narkodiktaturës. Shfrytëzon gjakun, jetën e një gjykatësi për të kaluar kodin e diktaturës. Kush e pengonte dedektorin, kush e pengon që salla e gjyqit të ketë roje? I pengon korrupsioni dhe mungesa e përgjegjësisë. Ky është rasti më flagrant i vetëgjyqësisë, por ka plot raste të tjera.