Pas atentatit me lëndë plasëse, ku mbeti i vrarë 58-vjeçari Isuf Jaçaj, policia ka ushtruar kontrolle në disa biznese dhe banesa në Sarandë.
Burime për Neës24 bëjnë të ditur se kontroll është ushtruar edhe në hotelin “Blue Sky”, i sekuestruar disa muaj më parë nga Prokuroria e Posaçme, biznes i cili ka qenë në pronësi të Kristo Qiricit, vëllait të Edmond Papaës që u ekzekutua në vitin 2022 në Tiranë.
Të dielën janë shoqëruar në polici 2 nipërit e Kristo Qiricit, të cilët u lanë në lirë, pasi u morën në pyetje. Po ashtu janë shoqëruar 4 persona në Tiranë, lidhje shoqërore të Qiricit.
Janë ushtruar kontrolle edhe në baza apo banesa në periferi të Tiranës. Sipas hetuesve në makinën e Isuf Jaçajt janë vendosur rreth 800 gramë tritol dhe dyshohet se ngjarja lidhjet me plagosjen e dy miqve të Ervis Lamës në korrik të këtij viti.
Dyshohet se grupet kriminale janë përplasur për çështjen e grabitjeve të pronave në Sarandë, si dhe për trafikun e drogës.
Kristo Qirici bashkë me ortakun e tij në krim, Eldian Allushi janë në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për trafik droge, ndërsa dyshohet se fshihen në Dubai. Grupi në fjalë dyshohet se fshihet pas ekzekutimit të Aleksander Sadikjat, miqve të këtij të fundit, si dhe zhdukjen e Leonard Theodhorit i njohur si Koçolja dhe Fatmir Sulovarit.