Janë zbardhur bisedat në Sky Ecc për tjetërsimin e pronave në Durrës. Një bisedë e përgjuar mes dy personave hidhet dritë mbi planet për zhvillimin e një prone të madhe në qytetin e Durrësit, ndërsa përmendet edhe ndërhyrja e një personi me ndikim, i referuar si “i gjati”.
“Shoku ka fol ky robi me ket të gjatin dhe i ka dhënë OK… Tani nga java e parë e janarit do na orientojë te një arkitekt…”, thuhet gjatë bisedave të tyre.
Pjesë nga dosja hetimore
Përdoruesi i identifikuar me kodin D787B0 dhe një person tjetër, që nga biseda rezulton të quhet Vullneti, komunikojnë më datë 25 dhjetor 2020, duke diskutuar për një projekt ndërtimi që përfshin miratimin nga një figurë me pushtet, orientimin drejt një arkitekti të caktuar, si dhe përdorimin e një sipërfaqeje prej 500 dylymë tokë në Durrës për ndërtimin e kapanoneve që do jepen me qira.
Në bisedë, D787B0 pohon:
Data 25 dhjetor 2020, përdoruesi i SkyECC D787B0,i shkruan Vullnetit se shoku i tij kishte marrë miratimin nga i gjati dhe nga java e parë e janarit do ti orientojë tek një arkitekt. Vullneti i shkruan se ka edhe 500 Dylymë tokë në qytetin e Durrësit, i përshtatshëm për të ndërtuar kapanone dhe t’i lëshojnë me qira.
D787B0- Shoku ka fol ky robi me ket te gjatin dhe i ka dhen OK … Tani nga java e par e janarit do na orientoj tek nje arkitekt besoj dhe ulemi flasim
Vullneti – Ok shok…Shum mir…po kto miqt e tu e kan me qef
D787B0- Duan te hyjn ne pjes por per ket flasim shoku
Vullneti – Po ti dil rim shok … Dhe folim ta dim ca kerkojn… enci ka te bohet duhet miku shoku se leja del…
Vullneti – Ok shok hajde ti shtym se është gjynah se janë prona të mira
D787B0- Se normal ky jep ok dhe na cakton me ke arkitektin qe do vet dhe ndoshta na cakton ate emren turku.
Vullneti – Kam dhe i ven ndures per kapanone te lusin per qera
D787B0- Shum mir