Detaje të reja dalin nga ekzekutimi i 44-vjeçarit Artur Tushit në Kolumbi, krim i cili dyshohet se u krye nga vrasës me pagesë.
Raportohet se shqiptari mbante dokumente ekuadoriane, ndërsa një grua që ndodhej nën shoqërinë e tij u plagos nga të shtënat me armë zjarri dhe u dërgua në spital.
Vrasja me pagesë ndodhi pasditen e së dielës një rrugën El Poblado, ngjitur me qendrën tregtare Santa Fe, në Medellín.
Vrasësi i dyshuar, një shtetas venezuelian, i cili mbërriti në vendgjarje me motoçikletë, u kap në komunën e Bello-s, në veri të Luginës së Aburrá-s.
Policia kolumbiane sekuestroi si motoçikletën ashtu edhe arma e zjarrit e përdorur për të kryer vrasjen.