Rektori Et’hem Ruka, në një takim me studentët që nisin vitin e parë akademik, u ka uruar mirë se ardhjen në Universitetin “Luarasi”.
Rektori Ruka u shpreh se ditën e sotme merr jetë ëndrra e tyre për profesionin e ardhshëm.
Profesion Et’hem Ruka siguroi studentët dhe prindërit e tyre, se Universiteti “Luarasi” i merr maturantë dhe i nxjerr profesionistë.
Ai iu drejtua duke thënë: “Punoni shumë, rruga nuk është e shtruar me petale lulesh, as me tapet, është e vështirë, por nuk ka vështirësi për njeriun që nuk e kapërcen nëse është i motivuar”.
“Mirë se erdhët në Universitetin tonë ‘Luarasi’! Sot merr jetë ëndrra juaj për profesionin e ardhshëm. E di që keni kaluar verë të trazuar është normale, keni pasur provimet e maturës, keni pasur dilema për të zgjedhur Universitetin. Është një nga zgjedhjet më të vështira në jetë.
Ju siguroj juve dhe prindërve tuaj, ne ju marrim maturantë dhe ju nxjerrim profesionistë. Punoni shumë, rruga nuk është e shtruar me petale lulesh, as me tapet, është e vështirë, por nuk ka vështirësi për njeriun që nuk e kapërcen nëse është i motivuar.
Harrojini notat mesatare në gjimnaz. Ju të gjithë mund të dilni të shkëlqyer. Vendosini vetes këtë qëllim”, tha rektori Et’hem Ruka.