Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij social në Facebook videon e shembjes së një ndërtesë 3 katëshe në Theth.
Shembja e ndërtesës me tritol vjen në kuadër të aksionit të qeverisë për lirimin e hapësirave publike.
Krahas videos Rama ka adresuar një mesazh për të gjithë ata që ndërtojnë pa leje.
“Kush ndërton më pa leje, investon vetëm për belanë e vet. Theth përsëri dhe kudo përsëri e përsëri, deri në fund, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, ka shkruar Rama në Facebook.