Dy të moshuar janë bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit të Degës në Tropojë.
Gjithashtu, djali i tyre, i cili ka shkuar për ndihmë, ka mbetur i bllokuar me automjetin e tij në borë.
“Sot, më datë 03 Tetor 2025, rreth orës 13:30, jam njoftuar nga Salla Operative e Komisariatit Tropojë se 2 të moshuar kanë ngelur të bllokuar nga bora në Bjeshkën e Javorrit të Degës. Gjithashtu, djali i tyre, i cili ka shkuar për ndihmë, ka mbetur i bllokuar me automjetin e tij në borë. Bashkia po merr masat e duhura dhe po vlerëson situatën në mënyrë që t’u shkojë në ndihmë personave të bllokuar,” thuhet në njoftim.