Një 42-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës, pasi banesesa e saj është përfshirë nga flakët.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se banesa në fshatin Shënavlash,është përfshirë nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike.
Për pasojë, dyshohet se nga asfiksia ka humbur jetën shtetasja me iniciale K. M., 42 vjeçe.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, Policia e Durrësit është njoftuar se në një banesë në fshatin Shënavlash ka rënë zjarr, i dyshuar si pasojë e një shkëndije elektrike. Për pasojë, dyshohet se nga asfiksia ka humbur jetën shtetasja K. M., 42 vjeçe.
Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.