Ramadan Ramadani
E thamë edhe në analizën e kaluar dhe do e përësirisim se me e kqyr hollë e hollë dyja taboret politike kryesore shqiptare ne Maqedoninë e Veriut kanë shumë mangësi dhe hendikepe e duken si në proverbin me deven kur e kanë pyetur se pse e ka qafën e shtrembërt e deveja u është përgjigjur pse çka po shifni të drejtë tek unë e po pyetni për qafën?! Por, kështu në dy analiza në vijim e zgjedhëm nga një hendikep për secilën nga VLEN dhe AKI, e nëse diçka ne ia qëllojmë, ata kanë kohë ende të i përmirësojnë. Pasi fushata zyrtarisht henez ka nisur.
VLEN ishte e para sepse është në pushtet dhe nuk është e ngratë sa me na dhimbsur për analizë e shqyrtim. E tash rradhën e ka AKI. AKI është diçka e njomë dhe taze, por tre shkronjat tjera janë pleq dhe bajat: BDI. Ashtu edhe AKI-t sikurse VLEN-it, në shiqim të parë mund ti rradhiten shumë dijagnoza dhe hendikepe, e shumë prej atyre edhe i kemi trajtuar ndër vite për BDI-në, kemi qenë një ndër të rrallët që saherë dhe në kohë krejt ua kemi thënë, por, nuk është se nuk mund tua themi edhe tash pasi ata edhe nuk janë tërësisht të ngratë ani se janë opozitë. BDI sipas krejt parametrave është ende në pushtet në UT, BFI dhe Qytet të Shkupit, por edhe ka ndikim në gjyqësor dhe prokurori. Por, këtu dhe tani të ua zgjedhim një hendikep edhe për AKI-n taze. E ajo është mungesa e shkronjës B-ë. Nga sllogani Bashkë që kanë nisur shpesh ta përdorin në fushatë pa sqaruar se kush me kënd është bashkë: kjo sepse nuk po shohim as dy ortakët e rëndësishëm politik shqiptarë, Aleancën e Shqiptarëve diku me partinë e re të liderit tjetër… As nuk pamë askend bashkë me partnerin tjetër të koalicionit? Ku është pra B-jë që ishte në fillim dhe ishte paralajmëruar si BAKI?! Ku mbet B-ja dhe a është Bashkë se janë Bashkë Sadulla Duraku me Musa Xhaferri-n? Po ata moti bashkë janë kanë?!
Hendikepi i AKI-t pra është B-ja e Bakisë, Besës dhe bashkimit. I cili duhet të jetë real dhe i dukshëm për ta pa krejt. Pasi edhe ata e dinë sikur ne që e dimë se për të bë një grumbull votash duhet bërë së pari një grumbull njerëzish. Nëse vazhdon ti mungoje B-ja e bashkimi AKI nuk do mund ti bëje bashkë as dy tre komuna pasi nuk do i ket bashkë as votat sikur që nuk i ka njerëzit. Mirëupafshim, shihemi në videon e rradhës!