Sipas mediave izraelite, deri më tani janë kapur gjashtë anije, midis tyre edhe anija Alma. Raportet sugjerojnë se priten të ketë edhe kapje të tjera.
Ushtarët izraelitë kanë hipur në anije dhe kanë ndaluar shumë nga aktivistët në bord. Të ndaluarit normalisht do të kalonin nëpër një proces ligjor, por Izraeli aktualisht është nën mbyllje pothuajse të plotë për shkak të festës së Yom Kippur.
Kjo do të thotë që gjykatat dhe burgjet nuk funksionojnë, duke krijuar një situatë të pasigurt për aktivistët nëse ata ndalohen.
Ironikisht, Ministria e Jashtme e Izraelit ka vazhduar të funksionojë gjatë festës, duke lëshuar deklarata mbi flotën.
Aktivistja suedeze për klimën, Greta Thunberg, është marrë peng poashtu nga forcat izraelite pas ndalimit të anijeve nga flota e ndihmës për Gazën, raporton Al Jazeera.
Ministria e Jashtme e Izraelit tha në X se “disa anije të flotiljes Hamas-Sumud janë ndaluar në mënyrë të sigurt dhe pasagjerët e tyre po transferohen në një port izraelit”, duke shtuar: “Greta dhe miqtë e saj janë të sigurt dhe të shëndetshëm.”
Ministria ndau gjithashtu një video që tregon Thunberg duke u shoqëruar larg. Izraeli nuk ka ofruar prova thelbësore për të mbështetur pretendimin se flotilja është e lidhur me Hamasin.
Aktivistët e kanë quajtur përgjimin e paligjshëm dhe “pirateri”.