Një sinjalizim për të shtëna me armë zjarri ka mbërritur në policinë e Tiranës ditën e sotme.
Raportohet se ka dyshime se të shtënat kanë ardhur nga një makinë në lëvizje në afërsi të Liqenit Artificial të Tiranës, ndërsa sinjalizimi ende po verifikohet nga autoritetet përkatëse.
Sakaq, deri më tani nuk ka raportime për të lënduar.