I penduari i drejtësisë Erion Alibej ka dëshmuar sot për vrasjen e Regis Runajt.
Ai tha se urdhrin për ekzekutimin e Runajt e dha ai vetë, ndërsa vrasjen e bëri Xhuliano Hoxha.
Pjese nga dëshmia:
Alibej: Regis Runajn e njihja si informator të vëllezërve Çopja, Mikael Qoses, pra njerëzve që kishin vrarë familjarët e mi.
Urdhrin për ekzekutimin e Runajt e kam dhënë unë. Kam folur për këtë me Nuredin Dumanin dhe ai më tha, më thuaj dhe e mbarojmë. Është ky komunikim.
Xhuliano Hoxhaj: ishe ti apo Nuredini?
Alibej: Isha unë. Kam komunikuar me Nuredinin dhe i kam thënë si mendon.
Avokati: Kush do ta kryente?
Alibej: Xhuliano Hoxha. Unë i kam thënë, mundohu ta bësh me thikë, që të mos bësh shumë zhurmë.
Ishin edhe shokë dhe nuk doja të bëhej zhurmë, edhe kështu veproi. Xhuliano Hoxha ra dakord direkt ta bënte. Nuk e mbaj mend mirë nëse vrasjen e dëgjova në radio, apo ma komunikoi Xhuliani në fillim.
E kam takuar të nesërmen Xhulianon. Mesa kujtoj ka qenë edhe shoku i tij i ngushtë. Të nesërmen, ose pas dy ditësh. E takova pasi doli nga komisariati
Me tregoi si kiahte ndodhur ekzekutimi. Kur më morën në pyetje, tha, ishte edhe motra e Regisit.
Sipas tij, i ishte afruar. I kishte thënë, ke të fala nga Mikaeli. I kishte thënë, thuaj sa lekë do, vetëm të flasësh për Erionin.
vijon…