Një 65-vjeçar në Memaliaj po hetohet nga policia pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 32-vjeçare, të sëmurë me probleme të shëndetit mendor.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në një fshat të Memaliajt, teksa materialet për E.R., 65 vjeç janë referuar në prokurori.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. R., 65 vjeç, banues në një fshat në Memaliaj, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetase 32 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor.