Kuvendi ka miratuar emrat e anëtarëve të Komisioneve të Përhershme Parlamentare. Me 93 vota pro, tre abstenim dhe një kundër emrat u miratuan.
Deputeti që votoi kundër është Erlad Kapri, nga Partia Mundësie e Agron Shehajt. Ndërsa kanë abstenuar deputetët, Luçiano Boçi, Gent Strazimiri dhe Elda Hoti.
Po ashtu Kuvendi miratoi edhe projekt vendimin për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit.
Ky projekt vendim mori 87 pro, 4 abstenim dhe dy kundër.