Zgjaten edhe me 3 muaj të tjerë hetimet për ish-ministrin dhe ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.
Ky vendim vjen pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, e cila në argumentin e saj pretendon se ende nuk kanë mbërritur përgjigjet për letër-porositë.
Në këto rrethana është marrë vendimi që të lihet më shumë kohë për të zhvilluar hetime edhe më shteruese, në pritje të këtyre materialeve, për të plotësuar edhe procedurën.
Ahmetaj është i shpallur në kërkim me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO-së, pasi akuzohet për dosjen e inceneratorëve dhe shpërdorimit me detyrën. Gjithashtu ai është nën hetim edhe për dosjen “Buka”.
Vijon…