Të penduarit e drejtësisë Nuredin Dumani dhe Erion Alibej janë përplasur me njëri-tjetrin sot gjatë seancës gjyqësore në GJKKO.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se Alibej tha në seancë se ishte ai që i kishte treguar i pari Nuredin Dumanit mbi “masakrën e Bradasheshit”.
“Nuredini nuk më pranoi që vëllai i tij të ishte në ngjarje. Nuk e di, mbase ishte ndonjë hatërmbetje me vëllanë e tij”, tha Alibej.
Nuredin Dumani reagoi ashpër duke thënë: “Kjo është mashtrim. Duhet të kërkosh falje për këtë!”.