Dashamir Çajka, me detyrë laborant radiolog, është shpallur në kërkim pasi goditi me mjet prerës kolegun e tij brenda ambienteve në spitalin shtetëror “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
32-vjeçari Dashamir Çajka ka goditur infermierin Mikel Osmani, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë pas ngjares Çajka është arratisur dhe po punohet për kapjen e radiologut të arratisur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20, brenda ambienteve të spitalit “Shefqet Ndroqi”, pas një konflikti për motive të dobëta.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit.
Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.