Gjykata e Apelit ka vendosur të lirojë nga burgu biznesmenin italian, Davide Pecorelli, i cili ishte dënuar në Shqipëri pasi kishte inskenuar vdekjen e tij.
Sipas burimeve për News24, Apeli arsyetoi se Pecorelli e kishte kryer dënimin gjatë kohës së paraburgimit. Gjithashtu, gjykata e shpalli të pafajshëm për akuzën e mashtrimit, duke ndryshuar kualifikimin nga “shkatërrim prone me zjarr me pasoja të rënda” në “shkatërrim prone me zjarr”.
Kujtojmë se rasti i Pecorellit bëri bujë në vitin 2021, kur ai u raportua fillimisht i zhdukur në Shqipëri. Më vonë u zbulua se kishte simuluar vdekjen e tij, duke hapur hetime të shumta dhe një debat të gjerë publik në Itali dhe Shqipëri.