Mirela Arqimandriti, eksperte për çështjet gjinore, teksa ka komentuar projektligjin e ri “Për barazinë gjinore”, ka theksuar rëndësinë e përdorimit të termit “gjini” në legjislacionin shqiptar.
E ftuar në emisionin “LOG.” në News24, ajo u shpreh se përfshirja e këtij termi nuk ndryshon asgjë në lidhje me konceptet tradicionale të burrit dhe gruas, por krijon hapësirë ligjore për mbrojtjen nga diskriminimi të individëve që ndihen ndryshe.
“Termi gjini, nuk mohon binaritetin tradicional mashkull dhe femër, përkundrazi, e zgjeron këtë me identitete të ndryshme gjinorë.Gjithashtu ndihmon ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi, i cili krijohet për shkak të patriarkalizmit dhe pabarazive gjinore dhe dhunës…”, tha ajo.
Më tej, ajo tha se Shqipëria synon anëtarësimin në Bashkimin Europian, ku vendet anëtare tashmë kanë zgjeruar kuptimin e termit ‘gjini’ për të përfshirë edhe kategoritë nonbinare.
Sipas Arqimandritit, diversiteti gjinor është një realitet i pranuar dhe i mbështetur edhe nga shkenca.
Mirela Arqimandriti: Termi “gjini”, i përdorur në kuadrin e ligjit për barazinë gjinore, është reflektim i realiteit shoqëror, sepse përfshin divesritetin e identiteteve të ndryshme gjinorë.
Termi gjini, nuk mohon binaritetin tradicional mashkull dhe femër, përkundrazi, e zgjeron këtë me identitete të ndryshme gjinorë. Është reflektim i realitetit shoqëror. Gjithashtu ndihmon ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi, i cili krijohet për shkak të patriarkalizmit dhe pabarazive gjinore dhe dhunës…
Shqipëria po shkon drejt BE, ku organizatat që mbrojnë konventat ndërkombëtare, kërkojnë dhe rekomandojnë që Shqipëria të përdorë termin gjini, për të zgjeruar binaritetin tradicional, duhet të bindemi se midis nesh ka njerëz me identitete të ndryshëm gjinore, jo vetëm burra dhe gra. Ndaj ne duhet të zgjerojmë terminologjinë e termit gjini, që këta njerëz të ndihen të mbrojtur.
Mashkull dhe femër do mbetet, nuk do ndryshoj kjo, kjo bëhet nëse ndryshohet ligji për gjendjen civile. Termi “gjini”, i jep këtyre njerëzve të jenë të mbrojtur nga ligjet shqiptare sepse janë të përjashtuar. Këtë diveristet duhet ta pranojmë, është vërtetuar nga mjekësia, më përpara nuk ka pasur vërtetime për ekzistencën e këtyre identiteteve të ndryshme gjinore, sot ka analiza, studime, realitetet të tjera. Kështu që Shqipëria është duke synuar drejt BE, shumë vende të BE e kanë përdorur termin “gjini”, pa cenuar burrat dhe gratë që ndihen binar, kanë futur edhe kategoritë nonbinare.