Një i moshuar ka mbetur i plagosur rëndë pasditen e sotme në Himarë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ilias dhe fillimisht u dyshua për një plagosje me mjet porerës. I dëmtuar ka mbetur 69-vjeçari i identifikuar si Përparim Popa.
Pas hetimeve të kryera nga policia dh dëshmive të mbledhura, dyshohet se 69-vjeçari ka qenë në banesë duke punuar, kur aksidentalisht u godit nga mjeti i punës troko.
Ai ka marrë dëmtime në zonën e kraharorit kryesisht dhe është dërguar menjëherë drejt spitalit për mjekim.
Pasi i është dhënë ndihma e parë në Himarë, mësohet se i moshuari është përcjellë menjëherë për mjekim të specializuar në spitalin e Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia tha se së bashku me grupin hetimor, po punon për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti.