Dy persona janë proceduar penalisht nga policia pasi kanë dhunuar me grushte një person në zonën e Freskut në Tiranë, ndërsa një tjetër e ka kërcënuar.
Policia bën me dije se ka nisur procedim në gjendje të lirë për shtetasit me iniciale P. A. 33 vjeç, dhe S. A., 52 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin S. A., 27 vjeç, i cili u largua nga vendi i ngjarjes me automjet.
Mësohet se 27-vjeçari dhe kushëriri i tij, 33 vjeç, për motive pronësie, kanë goditur me grushte shtetasin D. K. Gjithashtu, dyshohet se shtetasi 52-vjeçari ka kanosur nëpërmjet telefonit shtetasin D. K.
Ndërkohë, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin nga detyra dhe nisjen e procedurave disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, inspektor me iniciale P. M., për shkelje të rëndë, për mosveprim në lidhje me ngjarjen.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr. 4, në përfundim të veprimeve proceduriale, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. A. 33 vjeç, dhe S. A., 52 vjeç si dhe shpallën në kërkim shtetasin S. A., 27 vjeç.
Paraditen e sotme, në zonën e Freskut, shtetasit S. A., 27 vjeç dhe kushëriri i tij, shtetasi P. A., për motive pronësie, kanë goditur me grushte shtetasin D. K.
Gjithashtu, dyshohet se shtetasi S. A. 52 vjeç, ka kanosur, nëpërmjet telefonit, shtetasin D. K.
Punohet për kapjen e shtetasit S. A., si dhe për gjetjen dhe bllokimin e automjetit me të cilin ai u largua nga vendi i ngjarjes.
Në lidhje me këtë rast, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin nga detyra dhe nisjen e procedurave disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, inspektor P. M., për shkelje të rëndë, për mosveprim.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.