Një zjarr ka përfshirë sot zonën e Qafës së Butrintit, duke rrezikuar një pjesë të gjelbëruar të Parkut Kombëtar të Butrintit.
Sipas informacioneve paraprake, era e fortë po ndihmon përhapjen e flakëve në sipërfaqe më të gjera të parkut.
Në terren ndodhet ekipi i zjarrfikëses, i cili po punon për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare mbi shkakun e rënies së tij.