Aldo Bare, i dënuar me burgim të përjetshëm, ka paraqitur në Gjykatën e Lartë një kërkesë zyrtare për uljen e dënimit me 45 ditë.
Kërkesa mbështetet në ligjin për trajtimin e të burgosurve, i cili lejon reduktimin e dënimit në rast sjelljeje të mirë dhe mosshkeljeje të rregullave gjatë qëndrimit në burg.
Avokati i tij, Oligert Kume, ka paraqitur më parë kërkesa të ngjashme për ulje dënimi me 45 ditë, duke iu referuar edhe ligjit të amnistisë së vitit 2014, ku sipas tij Bare ka të drejtë të përfitojë.
Dosja pritet të shqyrtohet nga gjyqtari Sandër Simoni në Gjykatën e Lartë.