Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, i cili pësoi një infarkt më herët gjatë një vizite private në Voskopojë ka mbërritur me helikopter në Tiranë për mjekim të specializuar.
Ai është shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe një mjek i spitalit rajonal të Korçës. Burime spitalore konfirmojnë se gjendja e ambasadorit është e qëndrueshme dhe fatmirësisht nuk paraqet rrezik për jetën.
Edhe pamjet e momentit të transportimit tregojnë se ambasadori ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa mbetet nën kujdesin e mjekëve në kryeqytet.
Ambasadori nuk ndodhej në një vizitë zyrtare apo takim pune në qarkun e Korçës, por po qëndronte për arsye personale në Voskopojë, së bashku me bashkëshorten, për të vizituar këtë destinacion turistik.