Prokuroria e Posaçme ka finalizuar hetimet për dosjen që përfshin kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe dhjetëra të tjerë, duke e çuar çështjen për gjykim në GJKKO.
Në listën e të akuzuarve janë edhe biznesmenët Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Shkëlqim Fusha, të cilët akuzohen për “korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
Po ashtu, pjesë e dosjes është edhe deputetja socialiste Klotilda Bushka. Sipas SPAK, ajo akuzohet për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, bazuar në nenin 301 të Kodit Penal.
Sipas hetimeve, Bushka dyshohet se ka ushtruar presion ndaj një punonjëseje të zyrës së Ajola Xoxës, me qëllim që ajo të mos tregonte përpara prokurorisë veprimet e kryera.
Pjesë nga dosja dhe njoftimi i SPAK:
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda afateve të parashikuar nga neni 323/2, i Kodit të Procedurës Penale ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal nr. 27 të vitit 2024 në ngarkim të të pandehurve:
-Gentian Sula, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare, “Agi Kons” shpk;
-Fatmir Bektashi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare “Kontakt” shpk;
-Meriman Palushi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare “Palushi” shpk;
-Shkëlqim Fusha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare “Fusha” shpk;
-Klotilda Bushka, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal”.