Liridon Masurica, 33-vjeçar nga Gjilani i Kosovës, është deklaruar fajtor për komplot dhe mashtrim me akses në pajisje elektronike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Masurica ishte administratori kryesor i faqes kriminale BlackDB.ç, e cila funksiononte në mënyrë ilegale nga viti 2018 deri në 2025. Përmes kësaj platforme, janë shitur kredenciale të vjedhura, të dhëna personale dhe informacione të kartave të kreditit, të cilat janë përdorur për mashtrim tatimor dhe vjedhje identiteti.
Ai u arrestua më 12 dhjetor 2024 në Kosovë dhe më pas u ekstradua në SHBA, ku përballet me një dënim maksimal prej 10 vitesh burg federal.
Hetimet janë zhvilluar nga FBI-ja në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucione ndërkombëtare, ndërsa rasti po ndiqet nga Prokurori amerikan Carlton C. Gammons.