Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për veprat penale vjedhje dhe dhunë.
Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë Erjon Pere alias Erjon Mera, 35 vjeç, banues në Bulqizë.
35-vjeçari u kap nga policia kufitare në Kakavijë, teksa po tentonte të hynte në Shqipëri.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Macerata, Itali, me vendimin e datës 15.07.2024, e kanë dënuar me 8 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit, në Itali.
Njoftimi i policisë
Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar në Itali, me 8 vjet e 5 muaj burgim, për vjedhje me dhunë.
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Kakavije, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje të RSh-së, shtetasin:
Erjon Pere alias Erjon Mera, 35 vjeç, banues në Bulqizë.