Guvernatori i BSH, Gent Sejko, i ftuar në panelin 5 për pozicionimin e Shqipërisë në rrjetin global të tregtisë, u shpreh se aplikimet e të gjitha bankave në vend për t’u bërë pjesë e SEPA janë pranuar.
Guvernatori Sejko theksoi se nga 7 tetori sistemi bankar shqiptar do të jetë funksional dhe do të fillojë kryerjen e pagesave e transfertave në sistemin SEPA.
Ai deklaroi se kjo është arritje e madhe Shqipëria konsiderohet si e integruar në Bashkimin Europian në aspektin e pagesave në fushën financiare.
Gjithashtu theksoi se është hap mjaft i madh për vendin pasi ka efekte të konsiderueshme jo vetëm në kursimin e parave nga ulja e komisioneve, si edhe ka efekt pozitiv në imazhin e vendit dhe rritjen e investimeve të huaja.
Gent Sejko: Të gjitha bankat kanë aplikuar në sistemin europian të pagesave, pasi është Komisioni Europian i pagesave që certifikon dhe ndjek procesin.
Të gjitha bankat janë pranuar dhe 7 tetori do të jetë dita kur bankat, sistemi bankar shqiptar do të jetë funksional dhe do të fillojë kryerjen e pagesave e transfertave në sistemin SEPA.
Kjo është arritje e madhe pasi e konsideron Shqipërinë të integruar në bashkimin europian në aspektin e pagesave në fushën financiare. Është një hap mjaft i madh, i mirë për Shqipëri, ka efekte të konsiderueshme jo vetëm në kursimin konkret të parave për ekonominë nga ulja e komisioneve, komisionet do jenë të paktë 5 herë më të ulta krahasuar me ato tani, qoftë për individët, qoftë për bizneset, por gjithashtu është efekt pozitiv në imazhin e vendit dhe rritjen e investimeve të huaja.
Ekonomia e Shqipërisë ka ardhur në rritje, ne si bankë parashikojmë që edhe në afatin e shkurtët dhe të mesëm rritja ekonomike do të vazhdojë me të njëjtat ritëm 3.5-4%, turizmi është një nga sektorët kryesorë që ndikon.