Interpol ka publikuar pamjet e arrestimit të 41-vjeçarit shqiptar, Soni Pepa, i cili u kap në Republikën Domenikane. Siç shihet edhe nga pamjet, ai shfaqet i rrethuar nga forca policie, me pranga në duar dhe këmbë. Po ashtu, Pepa mban në kokë helmetë dhe jelek antiplumb.
Pepa ishte shpallur në kërkim nga SPAK dhe në momentin e arrestimit nga Interpoli, iu gjet një pasaportë shqiptare, dokumenta italiane dhe 5 telefona celularë të koduar si dhe para cash.
The @PoliciaRD arrested an Albanian in connection with a shipment of 11 tons of cocaine to Europe
Nderkohe Policia e Shtetit tha se se po vijojnë procedurat për ekstradimin e Pepës ne Shqiperi.
Soni Pepa alias Vilson Pepa, 41 vjeç, lindur në Lushnjë, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi GJKKO ka caktuar ndaj tij masën “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Kush është Soni Pepa
Soni Pepa akuzohet si anëtar i një grupi kriminal për trafik ndërkombëtar të kokainës. 41-vjeçari rezulton i kërkuar nga autoritetet shqiptare për përfshirje në një nga ngarkesat më të mëdha të kokainës që kanë kapur autoritetet evropiane vitet e fundit.
Sipas informacioneve zyrtare, Pepa akuzohet për një sasi prej 11 tonësh kokainë, nga të cilat 600 kilogramë u sekuestruan në Roterdam, Holandë, mes datave 7 dhe 8 nëntor 2020. Gjithashtu, ai dyshohet se ka financuar blerjen e 10 kilogramëve të tjerë në të njëjtin qytet.
Burimet bëjnë me dije se 40-vjeçari ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal ndërkombëtar, i cili operonte në disa shtete të Europës dhe Amerikës së Jugut, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Ngarkesa e drogës dyshohet se është nisur nga porti i Villetas në Paraguai, me destinacion përfundimtar portin e Antverpit në Belgjikë.
Arrestimi i Pepës është kryer pasditen e së mërkurës, më 3 shtator, në zonën e Distriktit Kombëtar. Gjatë momentit të ndalimit, autoritetet i kanë gjetur një pasaportë shqiptare, dokumente italiane, pesë telefona celularë të koduar dhe shuma të konsiderueshme parash në dorë.
Aktualisht, i ndaluari ndodhet në Drejtorinë e Përgjithshme të Imigracionit të Republikës Dominikane dhe pritet të deportohet drejt Shqipërisë, në koordinim me zyrën e INTERPOL Santo Domingo.
Portali është në pronësi të Almakos, lajmet dhe informacionet tjera nga portali nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi. Për të shfrytëzuar informatat e këtij portali ju lutemi kontaktoni personat përgjegjës, ose shkruani në email-in oficial të portalit.
ALMAKOS MEDIA GROUP Adresa: Miroslav Krleza 14, 1000 Shkup, Maqedoni Veriore Tel/fax: +389 71 322 229 Email:[email protected] | [email protected]