Në prag të vitit të ri shkollor, Rubicon prezanton produktin e ri Pago+, një zgjidhje inovative për prindërit dhe shpenzimet e përditshme të fëmijëve të tyre. Pago+ lejon çdo përdorues të Pago, të pajisë fëmijën e tij me një kartë debiti të dytë, duke zëvendësuar paratë cash për shpenzimet ditore ose mujore.
Kontroll dhe siguri për prindërit
Përmes Pago+, prindërit kanë kontroll të plotë mbi mënyrën se si fëmijët e tyre shpenzojnë paratë. Ata mund të vendosin limite ditore për shpenzimet ditore, duke garantuar siguri të plotë. Në rastet e papritura, prindërit mund të dërgojnë para shtesë menjëherë përmes aplikacionit, duke siguruar që fëmijët e tyre të kenë gjithmonë mbështetje financiare kur iu nevojitet.
Edukimi financiar për gjeneratat e reja
Produkti Pago+ shkon përtej thjesht një mjeti pagese. Ai është gjithashtu një mjet edukativ që synon të përgatisë gjeneratat e reja për të kuptuar dhe menaxhuar financat e tyre. Fëmijët do të kenë qasje në një aplikacion të dedikuar që iu tregon atyre shpenzimet në kohë reale, duke i ndihmuar të zhvillojnë një ndjenjë përgjegjësie financiare që në moshë të re.
Pse të zgjidhni Pago+?
Pago+ është konceptuar si një produkt për fëmijët që nuk kanë mbushur ende moshën për të pasur një llogari bankare, por mund të përdoret për çdo anëtar të familjes. Pago+ ashtu si Pago është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje financiare të sigurt dhe të ndërgjegjshme për familjet shqiptare.
Qëndroni të informuar
Prindërit mund të informohen për shpenzimet e fëmijëve të tyre në çdo kohë.
Siguri dhe lehtësi:
Shmangni rrezikun e mbajtjes së parave cash nga fëmijët dhe ofrojini atyre garanci duke pasur në çdo çast mundësinë për t’iu dërguar para shtesë.
Edukim i hershëm
Fëmijët mësojnë të menaxhojnë paratë e tyre përmes një aplikacioni intuitiv që pasqyron shpenzimet e tyre në kohë reale.
Si funksionon?
Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të krijojë llogarinë e tij në Pago. Çelja e llogarisë bëhet onlinë nëpërmjet identifikimit në distancë. Pas krijimit të llogarisë, zotëruesi i saj mund të kërkojë të pajiset me kartën debitit Pago nga Mastercard, e cila është automatikisht e lidhur me llogarinë primare. Çmimi i kësaj karte është 1,000 lekë, dhe paguhet vetëm një herë. Karta e debitit Pago nuk ka komisione mujore ose vjetore mirëmbajtjeje dhe as komisione për blerjet në Shipëri, jashtë saj apo online.
Pas aplikimit për kartën primare, përdoruesit i aktivizohet mundësia për të porositur kartën Pago+ e cila lidhet me një llogari të dedikuar. Kartat Pago+ kushtojnë 500 lekë dhe njësoj si kartat primare, nuk kanë komision mbi blerjet dhe as tarife mujore apo vjetore mirëmbajtjeje.
Karta Pago+ lëshohet në emrin e zotëruesit të llogarisë primare dhe ai mban të gjithë përgjegjësinë për transaksionet e kryera me të, edhe kur ajo përdoret nga fëmija apo anëtarë të tjerë të familjes. Zotëruesi i llogarisë është përgjegjës për vendosjen e limiteve të shpenzimeve dhe monitorimin e përdorimit të kartës Pago+.
Si depozitohen fonde në llogarinë Pago?
Ka disa mënyra për të transferuar fonde në llogaritë Pago: nëpërmjet kartës së debitit ose kreditit, në pika fizike të rrjetit RAEA, ose me transfertë bankare.
Megjithatë, për të reduktuar kostot dhe për të pasur fonde të vazhdueshme në llogarinë Pago, sugjerohet përdorimi i saj si llogari primare për marrjen e të ardhurave tuaja (pagës, pagesat për shërbime profesionale, etj). Çdo mbajtës i një llogarie Pago, pajiset me një numër IBAN nëpërmjet të cilit mund të presë transferta nga çdo bankë në Shqipëri.
Për individët që përdorin llogarinë Pago për marrjen e pagës mujore, ofrohen dhe benefite të shumta si kartë debiti falas dhe pa komision mirëmbajtjeje, kthim parash për pagesën e faturave utilitare nga aplikacioni Pago, kthim parash për blerje në rrjetin e tregëtarëve Pago, etj. Për më shumë, vitizitoni https://pago.al.