Rikthehet sonte në darkë në orën 21.00 në News 24, emisioni LOG i gazetarit Endri Xhafo. Me intervista të thelluara dhe panele debati, programi do të analizojë aktualitetin politik, ekonomik e social të vendit, katër herë në javë, nga e hëna në të enjte.
Sonte programi trajton në mënyrë të veçantë sulmin ndaj News 24 dhe Panorama Group. Çfarë ndodhi mes datave 9, 10, 11 dhe deri në 18 gusht me News24 dhe Panorama Group?
Në pjesën e parë të programit u transmetua dokumentari “Pushtimi dhe ringritja e News 24”, një film besnik i atyre ditëve që publiku nuk ka mundur ta shohë për shkak se për 9 ditë të plota News 24 ka munguar në ekranet tuaja. Por e vërteta duhet thënë dhe pamjet duhen treguar, ashtu siç ka ndodhur! Ndaj na ndiqni sonte në LOG në orën 21.00, këtu në News24.