Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shprehur sot ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ikonës së kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.
Në një mesazh të publikuar në faqet zyrtare të Presidencës, Kreu i Shtetit shprehet: “Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll.
Lamtumirë, Dhimitër Anagnosti! Shqiptarët do të vazhdojnë të magjepsen nga arti yt i madh.”
Presidenti Begaj vlerëson figurën e Anagnostit si një ndër personalitetet më të mëdha të kulturës kombëtare, i cili me krijimtarinë e tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e kinematografisë shqiptare.